Rritja e çmimit të energjisë, Bashë-deputetëve: Nxisni çdo formë rezistence, organizoni qytetarët

Më të fundit


Rritja e çmimit të energjisë dhe kriza e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ka qenë në fokusin e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë të hënë.

Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha u ka kërkuar deputetëve që të qëndrojnë në kontakt direkt me qytetarët.


Basha u ka dhënë porosi demokratëve që të nxisin, inkurajojnë dhe të organizojnë të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të kryeministrit Rama për boshatisjen e xhepave të qytetarëve.

Krizën energjitike e ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në një mesazh drejtuar qytetarëve.

“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.

Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë.

Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia.

Për këtë çështje, kryedemokrati Lulzim Basha reagoi ditën e djeshme duke renditur 7 prioritete që sipas tij, mund të ndihmojnë në përballimin e kësaj krize.




Skip to toolbar