Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, I cili nuk I eshte pergjigjur thirrjes se prokurorise special te Kosoves per tu pyetur lidhur me nje nje rast korrupsioni ku implikohen ministra te qeverise te tij, ka sulmuar ashper prokurorinë.
Kurti thotë se “ prokuroret nuk reagojnë shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendojse”, por “reagojnë shpejt kur Vetëvendosje bën ndonjë gabim të aluduar procedurial”. Gjate nje interviste te djelen kurti ka thënë se “11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetim”. Por, ai pretendon se Prokuroria nuk po vepron.
Kreu i qeverisë kosovare shkoi dhe me tej ne sulmin e paprecedente, teksa i quajti prokurorët e Kosovës, “kërmij”, dhe “lepuj”.
Kurti ka vendosur që të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale për t’u pyetur si dëshmitar. Ai përmendi Kryeprokurorin e prokurorisë speciale. Blerim Isufajn, i cili nuk pranohet për kryeprokuror nga Qeveria dhe Presidenca, megjithëse është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Kurti e quan kreun e prokurorise speciale te Kosoves Blerim Isufaj “regjisor te skenes kur Kurti hyn në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”.
Pas akuzave të forta të kryeministrit të Kosovës, kreu I prokurorise special te Koosves Blerim Isufaj ka paralajmëruar një konferencë për shtyp sot ne oren 13:00.