Më 7 maj pritet të mbahet Konklava për zgjedhjen e Papës së ri në Vatikan, pas vdekjes së Papa Françeskut. Sipas Reuters, një burim i lartë i Vatikanit e raportoi datën për mbajtjen e Konklavës, e cila u vendos gjatë një takimi me dyer të mbyllura të kardinalëve në Vatikan, i pari pas funeralit të Papa Françeskut. Njoftimi zyrtar pritet së shpejti.
Sakaq, agjencitë ndërkombëtare të basteve vlerësojnë rreth 5 deri në 8 tymosje për të arritur tek ajo e bardhë që do të zbulojë emrin e Papës së ri. Ndërkohë, raporton Reutes, mijëra njerëz vijojnë të qëndrojnë në radhë përpara kishte Santa Maria Maggiore, për të nderuar në homazhe Papa Franceskun. Zgjedhja e një Pape të ri është procesi demokratik më Sekret në Botë dhe Kreu I Kishës Katolike zgjidhet nga ajo që quhet Konklava Papnore.
Kur kardinalët mblidhen në Romë, zakonisht 15-20 ditë pas vdekjes së Papës, takohen nën tavanin e pikturuar nga Mikelanxhelo në Kapelën Sistine, për të filluar diskutimet e tyre. Pasi thuhen fjalët “extra omne”, – të gjithë jashtë – duke iu referuar të gjithëve përveç kardinalëve që votojnë dhe një numri të vogël zyrtarësh dhe doktorësh, dyert kyçen.
Kardinalët betohen për sekret absolut dhe nuk lejohet asnjë kontakt me botën jashtë gjatë procesit të zgjedhjes. Atyre u hiqen celularët, s’ka gazeta, televizion, si dhe nuk lejohen mesazhe apo letra. Kardinalët hanë dhe flenë në një godinë të ndërtuar për këtë qëllim, shtëpinë e Shën Martës, pranë Kapelës Sistine, ku Papa Françesku ka jetuar gjatë këtyre 12 viteve.
Aktualisht janë 252 kardinalë katolikë, 138 prej të cilëve kanë të drejtë të votojnë për Papën e ri. Të tjerët janë mbi 80 vjeç, që do të thotë se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje, edhe pse mund të bashkohen në debatin se kush duhet të zgjidhet.Konklava nis me një meshë pas së cilës nisin diskutimet dhe votimet. Votat ndërmerren çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite, derisa një kandidat të fitojë shumicën e dy të tretave. Ka pushim për lutje dhe reflektim pas 7 votimeve. Nëse nuk ka rezultat pas 30 votimeve, kandidati mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë. Konklava më e gjatë papale në historinë moderne ishte në vitin 1922 kur kardinalëve iu deshën pesë ditë për të zgjedhur papën e ri.
Votimi është sekret, por kjo nuk do të thotë se procesi është imun nga fraksionizmi, intrigat apo dhe lobimi. Pas çdo raundi votimi, fletët e votimit digjen. Atyre u hidhen kimikate për ta bërë tymm të zi ose të bardhë. Tymi i zi simbolizon se nuk ka dakordësi për emrin e Papës së ri, ndërsa tymi i bardhë njofton botën se një Papë i ri është zgjedhur. Nese ka tym te Bardhe, Papa I Ri del brenda nje ore ne Ballkonin e Bazilikes se Shen Pjetri me Kardinalin e Lartë pjesmarrës të konklavs që thotv frazën “Ne kemi një Papë” në gjuhën latine.