Shqipëria vendos/ Përfundon orari zyrtar i votimit! 

Më të fundit


Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin, për zgjedhjen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë po vijon procesi i votimit, sipas rregullores, në ato qendra ku kishte ende qytetarë në pritje deri në orën 19:00.

Në zgjedhjet e 11 majit u ftuan për të votuar 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj votuan për herë të parë.

Gjithashtu, edhe 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur mund të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në këtë proces zgjedhor, për herë të parë u bë e mundur përfshirja e emigrantëve shqiptarë në mënyrë që ata të ushtronin të drejtën e votës përmes postës nga shteti ku kanë vendqëndrimin pa pasur detyrim të vijnë në Shqipëri.

Në zgjedhjet e sotme parlamentare kishin mundësi të votonin edhe ata qytetarë të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identifikimit.

Në total janë prodhuar 3 534 792 fletëvotimi për zgjedhësit brenda vendit duke i shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve.

Për këto zgjedhje janë regjistruar 53 parti politike si subjekte zgjedhore, mes tyre dhe disa parti të reja dhe 3 koalicione.



Skip to toolbar