Kush e dha urdhrin më 21 janar? Basha reagon pas akuzave të Arben Imamit: Nuk mendoja se do binte në batakun e shpifësit ordiner

Më të fundit


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e Arben Imamit se ka dhënë urdhër për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, duke i konsideruar deklaratat e njërit prej themeluesve të PD-së si shpifje të ulëta.

Duke folur në emisionin “Real Story” Basha tha se nuk ka asgjë të re për të thënë për 21 janarin, por shtoi se nëse do të thirret nga drejtësia do të dëshmojë dhe nuk do t’i bëjë kurrë bisht drejtësisë.

Pyetje: Ju akuzoi Arben Imami që keni vrarë 4 veta? Kush e dha urdhrin?

Basha: Ju keni dëgjuar shumë akuza të hidhen ndaj meje që prej 9 shtatorit. Meqë ngriti këtë akuzë banale të hedhur në mënyrë banale. Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale, dhe gjyqësor për 21 janarin, që ka rezultuar me dënime. Nëse çdokush ka diçka ndaj meje për këtë çështje, unë nuk i fshihem drejtësisë. Unë nuk kam asgjë të re, i kam thënë ato që kam pasur për të thënë. Ajo është një shpifje e ulët nga dikush që e kam njohur personalisht, dhe që nuk e mendoja kurrë se do binte në batakun e një shpifësi ordiner. Nuk e di se çfarë e ka detyruar. Nëse ai zotëria e ha turpin me bukë, le ta hajë turpin me bukë. Nëse ka diçka, unë jam i hapur. Jam personi më i akuzuar gjatë gjithë kohës që PD ka qenë në pushtet. Nuk i fshihem drejtësisë. Ky është kontrasti mes meje dhe atyre që bëhen mish për top duke shpifur.

Pyetje: Nëse drejtësia ju thërret do ishit të gatshëm të dëshmonit?

Basha: Unë kam shkuar sa herë jam thirrur nga drejtësia, nga të gjitha proceset që kanë qenë 99 për qind të rasteve kundër meje, nuk i kam bërë kurrë bisht drejtësisë.

Pyetje: Te hetimi i rrugës Durrës-Kukës?

Basha: Është një gënjeshtër e fabrikuar nga media.



Skip to toolbar