Kush ishte shoferi i Ndojës, që vdiq pas atentatit

AKTUALITET


23 vjeçari Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arian Ndoja, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin me armë zjarri, ndërroi jetë të enjten pasdite në spitalin e Traumës në Tiranë, ku nuk mund t’i mbijetonte plumbave.

Prej 6 ditësh ai qëndroi në spital dhe luftoi mes jetës dhe vdekjes. Andi Maloku i cili për pak javë do të mbushte 24 vjeç mori dy plumba në atentat, një në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore, gjë që i shkaktoi vdekjen.

Më herët i riu ka punuar si punonjës policie në komisariatin e Krujës. Më pas është bërë shofer i prokurorit Ndoja. Nëna e tij do të shprehej pas atentatit se i biri punonte për një rrugë 300 mijë lekëshe.



Skip to toolbar