Redjan Rraja ka apeluar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda masën e sigurisë “arrest me burg”, duke mos pranuar përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja. Kërkesa është depozituar nga avokati mbrojtës i Rrajës, Besnik Çerekja, i cili pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.
Edhe gjatë marrjes në pyetje, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me atentatin ndërsa është shprehur se nuk ka dijeni se si janë gjendur gjurmët e tij në makinën e atentatorëve. Sipas burimeve policore jozyrtare, pikërisht për çështjen e syzeve ai ka ngritur alibinë e tij, në të cilën është përfshirë edhe modelja Kejvina Kthelle, megjithëse nuk janë dhënë detaje mbi këtë çështje,
Kejvina Kthella u shoqërua në komisariat për disa orë me radhë, ku u pyet për raportin e saj me Rrajën, si dhe për dijeninë që ajo kishte mbi lëvizjet e tij. Vetë modelja nuk ka bërë asnjë reagim për mediat pas lajmit.
