“Kush kërkon dorëheqjen time gabon se mund të imponohet me dhunë”, Rama: Kam detyrë të mbroj vendin nga çdo përpjekje që kërkon ta kthejë Shqipërinë prapa

#NËRADAR


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me paketën e re ligjore kundër dhunës urbane, duke theksuar se liria e protestës dhe e shprehjes së pakënaqësisë ndaj qeverisë janë të drejta që duhet të garantohen, por nuk duhet të shoqërohen me dhunë.

Rama u shpreh se çdo qytetar që kërkon largimin e tij nga detyra ka të drejtën ta shprehë këtë qëndrim, ta promovojë dhe ta kthejë në protestë, ndërsa qeveria ka përgjegjësinë të garantojë që demonstratat të zhvillohen pa presion.

“Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, jo sot, por dje, është në lirinë dhe të drejtën e tij ta mendojë, ta thotë, ta propagandojë dhe ta kthejë në protestë. Deri këtu është detyra ime dhe e qeverisë të garantojmë se protesta e kujtdo ndaj kujtdo që të zhvillohet pa asnjë trysni”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se është i gatshëm të ulet dhe të dëgjojë këdo që dëshiron t’i parashtrojë drejtpërdrejt kundërshtimet dhe kërkesat e tij.

“Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje allashqiptare. Liria e secilit mbaron aty ku fillon liria e të tjerëve dhe të drejtat e gjithkujt ndale aty ku cënohet të drejtat e të tjerave. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim jo sot po dje është në lirinë në të drejtën e tij ta mendojë ta thotë ta propagandojë dhe ta kthejë në protestë , deri këtu është detyra ime dhe e qeverisë të garantojmë se protesta e kujtdo ndaj kujtdo që të zhvillohet pa asnjë trysni . Unë jam i gatshëm të ulëm të dëgjoj , këdo që do të ma shpresë kundërshtimin e  tij ballë për ballë të parashtrojë kërkesat që mendon se qeveria duhet të marrë parasysh. Unë mendoj se kush kërkon dorëheqjen time gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë apo cdo formë tjetër, por nuk mendoj se ka gabim cdo gjë që thotë, . Unë kam detyrë të mbroj vendin dhe njerëzit nga cdo përpjekje që kërkon ta kthejë Shqipërinë mbrapa”, tha ai.



Skip to toolbar