Përplasja për Gjykatën Kushtetuese në programin Real Story të Sokol Ballës në News 24, i ka ndarë analistët e ftuar përballë Sokol Ballës, por që konkluzioni është se Ilir Meta, veç sigurisë, po kërkon edhe aleancë politike, që në fakt nuk i shkon një Presidenti.
Analisti Agron Gjekmarkaj e shikon Presidentin e Republikës Ilir Meta si të vetmen pengesë ndaj revanshit që ka marrë maxhoranca për kapur ccdo gjë në vend, ndërkohë që gazetari Alfred Lela, i cilësoi kreun e KED Ardian Dvorani dhe kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku si varrmihës. Nga ana tjetër sa i përket vlerësimit me zero pikë nga Marku dhe Dvorani për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese të dekretuar nga Presidenti Meta, Marsida Xhaferllari, Sokol Balla mendon se ka të bëjë me dyshimet për afera korrupsioni dhe jo me lidhjen e saj me ish-deputetin e PD Enkelejd Alibeaj.
Kurse Analisti Eduard Zaloshnja tha se Presidenti Meta po dekreton zonjën Xhaferllari, që të mbrojë veten. Ndërsa Topollaj se pavarësisht veprimeve, Ilir Meta nuk e zgjidh dot çështjen e shkarkimit të tij.
Agron Gjekmarkaj: Presidenti, e vetmja pengesë ndaj një revanshi total që ka maxhoranca dhe kryeministri për të kapur çdo gjë në vend. Për të kapur Gjykatën Kushtetuese që ka tre çështje themelore. E para është shkarkimi i vetë Presidentit dhe në këtë kontekst për mua është normale që takohet me opozitën sepse njëra palë i ka shpallur luftë dhe nuk e njeh, e quan ish-presidenti, Presidenti në detyrë etj, kështu që në aspektin praktik ai kërkon aleancën sepse opozita e njeh atë për president.
Sokol Balla: Aleancë politike presidenti, nuk shkon. Ta respektojmë një farë formalizëm. Je dakord që ka dalë jashtë rolit të tij?
Agron Gjekmarkaj: Jashtë rolit janë të gjithë. Kush është në rol. Është çakorduar sistemi.
Sokol Balla: Çdo president që gjendet ngushtë në situatën e tij, atëherë ngushton gjithë vendin.
Agron Gjekmarkaj: Po bën përpjekje serioze. Një institucion themelor që do ketë tre çështje për t’i diskutuar që janë zgjedhjet e 30 qershorit, shkarkimi i Presidentit, pastaj çështje të tjera, Unaza, Teatri Kombëtar…të paktën të krijojë një lloj balance. Duket qartë që maxhoranca do ta kapë këtë me çdo kusht siç ka kapur çdo gjë në këtë vend. Ka mbetur formalisht vetëm presidenca pa kapur se çdo gjë tjetër është e kapur, është e molepsur. Teoritë bien në nivel intelektual, nuk kanë shumë vlerë kur shohim se faktet para nesh po konsumohen si të tilla.
Alfred Lela: Ne mund ta akuzojmë Presidentin, si rrënues të Kushtetueshmërisë sa të duam por e hedhim vështrimin në anën tjetër dhe gjejmë varrmihës me thënë të drejtën, dhe fatkeqësisht jemi me ‘kë të zgjedhim’, rrënuesin a varrmihësin. Nuk mund t’i vë emër tjetër përveç se varrmihës Ardian Dvoranit dhe Arta Markut. E shikoni çfarë ndodh? Është i vetmi fakt që kemi, të tjerat janë interpretime.
Sokol Balla: Zonja Tusha dhe KED kanë nxjerrë fituese Arta Vorpsin dhe zonja Tusha si kryetare e Kushtetueses thotë jo kjo nuk është e vërtetë.
Alfred Lela: Nuk i ka shkuar zonja Vorpsi. Nuk dua të përmend emra por jam në ngushticën e të përmendurit emra. Si munden dy zyrtarë të lartë të drejtësisë së re, kryeprokurorja e përkohshme dhe kryetari i KED t’i japin zero pikë për integritet moral dhe etik një kolegeje. E di çfarë dekonspiron kjo? Që këta ashtu siç thotë opozita janë në xhepin e vogël të maxhorancës.
Fabian Topollaj: Ose këta kanë më shumë informacion se të tjerët por unë jam me versionin e parë.
Agron Gjekmarkaj: Kjo zonja është dënuar sepse bashkëjeton me ish-deputetin e PD Alibeajn, le ta themi.
Alfred Lela: Le të flenë me kë të duan. Këto pikë të ulëta, zero pikësha e kanë çuar të katërtën zonjën Xhaferllari se përndryshe nuk do kishte qenë e katërta. Meta është detyruar ta nxjerrë virtytin nga qesja e vesit se aty e kanë futur.
Sokol Balla: Nuk e kanë lidhur atë për shkak të lidhjeve të saj. Ato e kanë bërë sepse ka dosje për të cilat dyshohet për afera korruptive por nuk është se ka lidhje me jetën private.
Eduard Zaloshnja: Ilir Meta nuk do që të ketë Vorpsin, sepse e di se nëse shkon Vorpsi, presidenti thotë se do të më shkarkojë. Ndërsa, nëse ka anëtare Xhaferllarin, do të mbrojë veten. Meta po mbron veten”, tha Zaloshnja.
Fabian Topollaj: Në çdo rast, Meta ka një minorancë në Gjykatën Kushtetuese. Ai nuk e merr dot mazhorancën në Kushtetuese. Nëse nuk do ishte zgjedhur Xhaferllari, Vorpsi do kishte më shumë mundësi të ishte e pavarur. Ajo tani u hodh në vorbullën politike. Ilir Meta bëri një vrimë në ujë me mos dekretimin e Arta Vorpsit. Do të jetë vetë Gjykata Kushtetuese që do e vendosi këtë gjë kur të krijohet”, tha Topollaj.