Xhaferllari, Zaloshnja: Meta po mbrohet. Topollaj: Nuk ia arrin dot

POLITIKË


Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në “News 24” tha se Presidenti Meta dekretoi zonjën Xhaferllari, që të mbrojë veten. “Ilir Meta nuk do që të ketë Vorpsin, sepse e di se nëse shkon Vorpsi, presidenti thotë se do të më shkarkojë. Ndërsa, nëse ka anëtare Xhaferllarin, do të mbrojë veten. Meta po mbron veten”, tha Zaloshnja.

Ndërsa Topollaj se pavarësisht veprimeve, Ilir Meta nuk e zgjidh dot çështjen e shkarkimit të tij. “Në çdo rast, Meta ka një minorancë në Gjykatën Kushtetuese. Ai nuk e merr dot mazhorancën në Kushtetuese. Nëse nuk do ishte zgjedhur Xhaferllari, Vorpsi do kishte më shumë mundësi të ishte e pavarur. Ajo tani u hodh në vorbullën politike. Ilir Meta bëri një vrimë në ujë me mos dekretimin  e Arta Vorpsit. Do të jetë vetë Gjykata Kushtetuese që do e vendosi këtë gjë kur të krijohet”, tha Topollaj.





Skip to toolbar