Klodiana Lala: Xhaferllari kandidoi si juriste

POLITIKË


Gazetarja Klodiana Lala sqaroi se si Marsida Xhaferllari u gjend në listat e KED për Gjykatën Kushtetuese. Në emisionin “Real Story” Lala tha se Xhaferllari ka humbur statusin e gjyqtares dhe se kandidimi i saj në Gjykatën Kushtetuese ishte nga radha e juristëve të spikatur. Lala tha se Xhaferllai u fut në lista duke kaluar filtrin e KED.

“Shqipëria ka magjistratë dhe jurist shumë të zotët, por kandidaturat kanë qenë të pakta. Secila nga zonjat e zgjedhura meritojnë të jenë aty, por ato po mbajnë presionin e politikës. KED ka vepruar tërësisht me dyer të mbyllura dhe opinioni nuk ka asnjë informacion mbi atë që ka ndodhur me përzgjedhjen e kandidaturave. Xhaferllari i ka mbaruar statusi i gjyqtares dhe për këtë ka kandiduar me statusin e juristit të spikatur. Në këtë mënyrë ajo ka kaluar filtrat e KED” tha Lala.

Megjithatë Lala kritikoi Presidentin për përzgjedhjen e anëtarit të parë për Gjykatën Kushtetuese, prokurorin Besnik Muçi, pasi ai nuk e ka kaluar akoma Ligjin e Vettingut.

“Zgjedhja e Presidentit për Besnik Muçin ishte e gabuar, pasi ai nuk e ka kaluar Vettingun. Nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Por, për ta tejkaluar këtë, ishte radha e Kuvendit. Kanë hyrë në lojë kungulleshkash, por më problematik është KED. Ata çuan dy lista, që në thelb ishin katër emra te njëra dhe tre te tjetra, që jepte mundësi të zgjidhnin një anëtar të dy institucionet”, tha Lala.



Skip to toolbar