Kushtetuesja, Komisioni i Venecias zbarkon sërish në Tiranë

POLITIKË


Komisioni i Venecias pasi pranoi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ka vendosur që të dërgojë dhe një delegacion në Tiranë.

Sipas informacioneve mësohet se një delegacion i Venecias do të mbërrijë shumë shpejt në Tiranë, ku do të takohet me palët e përfshira në konflikt për të marrë prej tyre  të dhëna që në fund do të  përdoren për opinionin përfundimtar.


Në një reagim sot Komisioni i Venecias nëpërmjet zyrës së shtypit është shprehur se vizita e delegacionit do të bëhet në fillim të muajit shkurt, pasi të jenë bërë dhe vlerësimet paraprake të kërkesës së Kuvendit. Ndërkohë Presidenca ka reaguar pas lajmit për ardhjen e një delegacioni nga Komisioni i Venecias në Shqipëri në fillim të shkurtit, duke deklaruar se është e mirëpritur.




Skip to toolbar