Çfarë i tha Palmer Metës?

AKTUALITET


I dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Burime diplomatike konfirmojnë telefonatën e Palmer me presidentin Meta të zhvilluar gjatë pasdites së të mërkurës.

Nuk ka shumë detaje rreth bisedës që dërguari special i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar me Kreun e Shtetit, por mendohet se në qendër të bisedës ka qenë pikërisht situata politike në vend dhe konflikti i fundit mes presidentit, qeverisë, parlamentit dhe KED-së por ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Telefonatën e konfirmoi më herët edhe zëdhënësi i presidentit. Ai tha në një reagim se presidenti kishte zhvilluar një telefonatë të rëndësishme, por nuk e tregoi emrin e zyrtarit të lartë. “Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit”, konfirmoi presidenca.

Nisur dhe nga deklarata e ambasadës amerikane mendohet se Palmer i ka kërkuar Metës që ngërçi në gjykatën Kushteteuse të zgjidhet nga Venecia. Duket se kjo kërkesë në thelb synon njohjen e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nisur edhe nga precedentët e vendimeve të mëparshme të Komisionit të Venecias që ka njohur betimet e noterizuara të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pa qenë nevoja që anëtarët të betohen në presidencë, njëlloj siç bëri Vorpsi. Duket se pikërisht kjo është arsyeja që SHBA propozon që çështja të shkojë në Venecia dhe ky qëndrim i SHBA ka bërë që presidenti Meta të shpërthejë në sulme ndaj saj.

Kujtojmë se Palmer nuk e ka njohur dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për të cilën Meta shpalli “non gratta” ambasadorin e OSBE-së. Nuk dihet nëse të njejtën konsideratë i ka shprehur edhe Palmer, ndërkohë që gjatë ditës së enjte ka sulmuar ashpër ambasadën amerikane në Tiranë e cila i sugjeroi politikës shqiptarë që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për ngërçin në Kushtetuese.



Skip to toolbar