Avokati Idajet Beqiri tha se përdorimi i prokurorisë si gjykatë ka degjeneruar drejtësinë dhe ka krijuar “republikën e prokurorëve”.
Ai deklaroi se SPAK po përdoret politikisht për të goditur mazhorancën dhe për të rrëzuar qeverinë.
“ Pushteti gjyqësor është i pavarur. Kur e merr prokurorinë dhe e ke bërë sikur të jetë gjykatë, këtu e ke degjeneruar sistemin e së drejtës dhe ndërtimin e shtetit dhe ke krijuar një precedent të rrezikshëm. Pas këtij qëndrimi të Kushtetueses, ne kemi të bëjmë me një republikë prokurorësh.Nëse ti, si politikë, je në minorancë dhe nuk e merr dot pushtetin, të ndihmon prokuroria duke i rënë mazhorancës. Kjo mazhorancë rritet e rritet dhe del republika e prokurorëve dhe thotë: kush është ajo forcë që e çon në majë të suksesit, është Veliaj – bjeri në kokë, çoje në burg; është Belinda, Lefter Koka, Vangjush Dako, kryetari i bashkisë Lushnjë.
Të votosh Berishën është si të votosh Serbinë, Vuçiçin, dhe ky ngrihet sot dhe thotë që kemi bërë kërkesë të shkëputet Shqipëria, të mos jetë pjesë e BE-së. SPAK-u, si seksion i Berishës, rrëzon qeverinë që të vijë në pushtet Berisha.“
