Nuk kanë munguar batutat e kryeministrit Rama me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës. Kryeministri ishte gjatë ditës në qytetin bregdetar dhe pa nga afër masat që janë marrë. Një nga banorët iu afrua kryeministrit dhe duke iu referuar një godine të dëmtuar tha se ajo është ndërtuar në kohën e Berishës. Por, Rama i tha se nuk ka qënë Berisha ai që shkoi dhe e ndërtoi.
“Se mos erdhi Sala këtu me kazmë me e bë, leri këto histori”, iu përgjigj Rama banorit.
Ndërsa gjatë një debati me një banore tjetër, Rama i tha se nuk është ai eksperti për të vlerësuar dëmet.
Rama: O zemër lere punën e ekspertëve.
Banorja: Ka mundësi të vini ta shikoni?
Rama: Jo, se nuk jam ekspertet.
Banorja: Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi.
Rama: E di, por tërmeti erdhi pa na pyetur
Banorja: Unë nuk po them se e keni fajin ju.
Rama: Po të ishte ashtu ishte kollaj, se ikja unë edhe zgjidhje kjo punë.
Banorja: Dëmin e kemi shumë të madh.
Rama: O zemër kjo nuk është çështja jote, mua më intereson që natën të mos e kaloni jashtë. Ku ndenjët mbrëmë?
Banorja: Te vëllai
Rama: Atje rri deri kur të vijnë ekspertët, që të vendosin nëse bëhet apo jo.
Edhe gjatë takimeve që Rama ka pasur me banorë të ndryshëm gjatë ditëve të kaluara në shumë raste ka pasur momente humori mes tragjeditë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.