Bilanci i inspektimeve, Voda: 1183 banesa të shembura, 12 qendra shëndetësore të dëmtuara

AKTUALITET


Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc të dëmeve të tërmetit që janë konstatuar në total nga inspektimet deri mesditën e 5 dhjetorit. Voda njofton se në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, janë shembur 1183 shtëpi dhe janë dëmtuar 5497.  

“Janë shembur 1183 shtëpi, (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2), ndërsa shtëpi të dëmtuara rëndë janë 5497 (Tiranë 1311, Durrës 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34), shtëpi të dëmtuara lehtë 3567 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248). Në lidhje me pallatet e dëmtuar rëndë janë 558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1) Pallate të dëmtuara lehtë janë 337 (Tiranë 330, Elbasan 7) Shkolla të dëmtuara janë 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9), ndërsa kabina elektrike të dëmtuara janë 15 në zonën e Tiranës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Voda sqaroi se qendrat spitalore vijojnë të jenë të shtruar 19 pacientë, 16 pacientë në Spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ndërsa 3 pacientë të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.

“3,226 vizita mjekësore u është kryer edhe personave të akomoduar në hotele, qendra sociale apo çadra, ndërsa 1,669 fëmijë po marrin shërbim psiko-social në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti.

Inspektorati i Ndërtimit njofton se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti edhe 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë si dhe disa mjedise në QSUT, Spitali Bashkiak të Krujës dhe Kurbinit. Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht”, tha Voda.



Skip to toolbar