“Ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit”, Rama: Nga kjo situatë fiton vetëm Rusia

Më të fundit


Rama: Konfliktet ju kujtojnë të tjerëve se ky rajon është ai që mezi cdo vit po përpiqet të heqë damkën e historisë dhe që papritur rizgjohet në anën e gabuar.

Është e rëndësishme ta kuptojnë të tërë, se interesi ynë kombëtar, interesi i Shqipërisë si shtet, kërcënohet nga kjo situatë.


Ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit, është I popujve dhe ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalistët, nga nacional folkloristët dhe nga përplasjet dhe nga përplasjet e vazhdueshme të cilat mund edhe të kenë patur justifikimet e tyre, por s’I kanë më sot, kur sot jemi në mes të një Europe që kërkon me cdo kusht të mbështesë paqe.

Për ta thënë deri në fund kjo situatë i shkon për shtat vetëm një fuqie, që është Rusia. Nuk fiton as Europa, fiton vetëm Rusia.




Skip to toolbar