Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë që ecën në gjurmët e të atit

AKTUALITET


Kyriakos Mitsotakis është zgjedhur të dielën në postin e kryeministrit të ri të Greqisë. Madje ai është uruar përmes një bisede telefonike nga rivali i tij, tashmë ish kryeministri Alexis Cipras. Kyrakios Mitsotakis është djali ish kryeministri grek, Konstantinos Mitsotakis i cili ka qeverisur në fillim të viteve ’90 si dhe vëllai i Dora Bakojanis, e cila ka shërbyer si kryebashkiake e Athinës dhe ministre e Jashtme.

Mitsotakis lindur në vitin 1968 në Athinë dhe siç duket po ecën në gjurmët e të atit. Pas diplomimit në Kolegjin e Athinës, vazhdoi studimet e larta në Amerikë për shkenca sociale në universitetin Harvard, ku mbrojti diplomën me studimin e tij mbi politikën e SHBA-së ndaj Greqisë, për të cilin u vlerësua. Mitsotakis vazhdoi studimet në administrim biznesi.

Para se të merrej me politikën, 51 vjeçari ka punuar në profesionin si bankier në Bankën Kombëtare të Greqisë. Për herë të parë u zgjodh deputet në vitin 2004, nën logon e partisë Demokracia e re. Më parë ai ka mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm. Mediat greke e përshkruajnë si një politikan me fokusin tek ekonomia, por ato që pritet të preken më shumë nga politikat e tij të ashpra për emigrantët.

Ish kryeministri Tsipras e pranoi humbjen dhe bëri një gjest që i shkon për shtat një vendi të BE-së. I telefonoi kryeministrit të ri të vendit dhe e uroi për detyrën e re, duke thënë se la një Greqi shumë më ndryshe nga ajo e mëparshmja.

Edhe në Greqi zgjedhjet i karakterizuan nga akte dhune ku anarkistët në Athinë rrëmbyen kutitë e votimit dhe i vunë flakën. Por duket se gjesti i Tsipras e ka zbutur situatën.



Skip to toolbar