Lami: Berisha ‘luan’ gjithë kohën me statutin ndërkohë që firmat nuk i çon te sekretariati

Më të fundit


Për politologun Roland Lami çështjet brenda PD-së nuk janë mirë. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Lami tha se Berisha luan gjithë kohën me statutin ndërkohë që firmat nuk i çon tek sekretariati por tek Këshilli Kombëtar.

Sipas tij njëra palë thotë Kuvendi është nul ndërsa pala tjetër thotë se nuk je i besueshëm për procesin dhe do të mbetemi në kushtet që secili do të mbesë në llogoren e vet.

“Ka një përpjeke që të kanalizohet çështja vetëm tek shpallja non grata. Por në fakt paçka se kjo ishte indicia për lëvizjen e Berishës çështjet brenda PD janë keq. Mbështetësit e Bashës që në momentin e iniciativës për mbledhjen e Kuvendit i qëndronit një qëndrimi politik. Fenomeni është ky që nga mbështetësit e Bashës në ëktin e marrë nga Berisha kanë qenë 2 tezat: Kuvendi nuk mund të mblidhet me ¼. Është artikuluar edhe objekti përse do të mblidhet, pra ndryshimet statutore. Lidershipi afër Bashës janë futur në statut. Por çfarë ndodh me Berishën? Nisi këtë për rikthimin e statutit. Berisha luan gjithë kohën me statutin ndërkohë që firmat nuk i con tek sekretariati por tek Këshilli Kombëtar. Situata ka dalë jashtë shinave statutore. Është e vështirë të gjesh një zgjidhje. Njëra palë thotë Kuvendi është nul ndërsa pala tjetër thotë se nuk je i besueshëm për procesin. Do të mbetemi në kushtet që secili do të mbesë në llogoren e vet”- tha ai.



Skip to toolbar