Lami: Kriza e perfaqesimit te dy partite kryesore PS e PD

Më të fundit


Nga Roland Lami

Analizimi i legjerimit politik teorikisht te ndihmon per te kuptuar rendesine qe i vihet disa ceshtjeve qe prekin kategori te caktuara ne raport me disa te tjera nga ana e dy partive kryesore. Fokusi ne ceshtje dhe perseritja deri ne merzi per publikun nenkupton dhe strategjine elektorale qe nderton secila nga dy forcat politike.
Cili eshte paradoksi ????

Sic dihet kategoria e pensionisteve ne Shqiperi ze rreth 700.000 persona pra jane 700.000 votues dhe kauza e tyre u be mediatike nga parti te reja jo dy partite kryesore. Vemendja ndaj tyre per te ndergjegjesuar opinionin publik per jeten mizerie qe bejnr ata u be e njohur nga partite e reja dhe te vogla dhe jo partite kryesore. Pavaresisht se zgjidhjet qe jepen jane me shume populiste se realiste por ka nje tendence te paktem per te qene parti perfaqesuse. Sot kjo kategori ka marr vememdjen e dy partive kryesore kur kuptuan qe partite e vogla po fitonin besimi dhe respektin e pensioniateve.

Kategoria e Personave me Aftesi te Kufizuara ose Persona me nevoja te vecanta. Sipas Censusit 2023 numerohen rreth 140.000 persona dhe rreth 130.000 votues. Para disa ditesh ishte dhe dita e tyre e cila koncidonte me diskutimet ne parlament. Nje vemendje minimale per te mos thene fare ndaj tyre kur nderkoh te gjithe raportet dhe dokumentat e institucioneve kombetare dhe nderkombetare evidentojne jeten mizerie me te cilen perballet ky komunitet. Per te mos thene qe ne zgjedhjet e fundit 2023 sipas KQZ 20.000 persona nga ky komunitet nuk ushtruan dot te drejten per te votuar. Dy partite kryesore pothuajse zero vemendje pavaresisht se e kane detyrim kushtetues te garantojne permbushjen e te drejtave te tyre.

Te rinjte qe sipas Censusit te fundit 2023 rezultojne te jene rreth 277.000 mije persona ose votues me te drejte vote ne studimin e 2024, FES deklarojne se 54 % e te intervistuarve deklarojne se nuk duan tia dijne per politiken gjithashtu 57 % e shohin si problem largimin e njerezve te kualifikuar jashte vendi ndersa 56 % e shikojne problem ceshtjen e emigracionit. Dy partite kryesore jane ende ne nivel deklaratash por pa nje projekt konkret sesi dilet nga kjo situate. Projekti i ofruar nga PL te sherbej si model sesi nuk duhet ofruar nje zgjidhje populiste per ceshtje kaq serioze.

Shtresa e mesme sot tatohet me shume ne raport me shtresat e tjera te shoqerise. Formalizimi i kesaj shtrese ne sistemet financiare tatimore etj i ka dhene mundesine qe qeveria lehtesisht te aplikoi qasja e saj te majte duke dekurajuar apo veshtiresuar aspektin financiar te kesaj kategorie. Kjo kategori teorikisht duhet te ishte kal beteje per nje parti te vetquajtur konservatore noooo asgje.

Emigracioni perllogaritet 2.2 milion shqiptar jetojne jashte Shqiperise dhe ne keto zgjedhje mund te kene te drejte per here te pare te votojne megjithese une kam rezervat e mija nese do ndodh. Problematika me te cilat perballen komunitetet shqiptare eshte e ndryshme por edhe e ngjashme ne disa komponent. Deri tani strategjia e komunikimit me ta te partite kryesore eshte duke iu prekur sedren pse duhet te ndihen krenar se jane shqiptar, duke i ftuar te vijne te investojne kur nderkohe nje pjese e mire kane ikur me vrap pikerisht kushteve qe jane ne Shqiperi , apo disa arritjeve qe lidhen me pensionet, dokumentat etj. Asgje qe lidhet me hapa konrekt sipas vendeve ku jane ne pjesen derrmuese shqiptaret.

Per te gjitha keto deri diku qeverine e kuptoj kaq ben kaq di dhe qendrimi ne pushtet te largon nga njerezit dhe e perditshmja. Sa me gjate ne pushtet aq me larg njerezve, nje teoreme qe nuk ka nevoj per vertetim. Por te jesh larg dhe ne opozite kete se kuptoj po fare.

Beteja per platforma, projekte sesi i qasen palet kategorive te mesiperm munguan ne kete diskutim projekt buxhet 2024.

Respekte strategeve te fushatave zgjedhore te te dy kraheve.



Skip to toolbar