Lamtumirë mes lotësh për parodistin e Vlorës, Muhamet Liko

AKTUALITET


Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i parodistit të Vlorës, Muhamet Liko. Qindra qytetarë të Vlorës kanë marrë pjesë në homazhet në nder të tij që janë zhvilluar të martën në hollin e teatrit “Petro Marko”.

Familjarë, miq, kolegë dhe shumë qytetarë i kanë dhënë lamtumirën mes lotëve aktorit të humorit.


Një kurorë me lule në shenjë mirënjohje për Metin u dërgua në Vlorë edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Për të gjithë Muhamet Liko do të mbahet mend, jo vetëm si parodisti i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë




Skip to toolbar