Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi.
“Lamtumirë Mirush”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Mirush Kabashi i vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe “Nderi i Kombit”, u shua në moshën 75-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e tij që njoftuan se ai ndërroi jetë në orët e para të datës 5 Dhjetor.