Barcelona ka zgjedhur Memphis Depay për të zëvendësuar Luis Suarez në krye të sulmit. Sipas medias holandeze “Telegraf”, klubi blaugrana dhe ai francez i Lyon, kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e sulmuesit 26-vjeçar.
25 milionë euro menjëherë dhe 5 milionë të tjera sipas kushteve të kontratës. Kjo është formula që do të zbatojë Barcelona për Depay, i cili këtë fundjavë pritet të prezantohet në Barcelonë. Në këtë mënyrë, pista Lautaro Martinez bëhet thuajse e pamundur për katalanasit që nuk do të kenë financat e nevojshme për afruar edhe sulmuesin argjentinas. Nga kjo situatë, rinovimi i Martinez tek Inter do të ishte i pashmangshëm.