Kolonjë, dyshohen 10 mësues të infektuar me COVID-19

AKTUALITET


Burime zyrtare bëjnë me dije se 10 mësues në bashkinë e Kolonjës kanë shenja të COVID-19.

Në momentin që këta mësues kanë shfaqur shenjat e para, janë vetizoluar në banesat e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve. Njësia vendore e kujdesit shëndetësor u ka marrë tamponët secilit prej tyre.


Burimet bëjnë me dije se pjesa më e madhe e mësuesve janë nga shkollat e qytetit, ndërsa mësohet se janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.

Kujtojmë se në bashkinë ë Korçës kanë rezultuar pozitivë 2 mësues, ndërsa janë karantinuar 4 të tjerë.




Skip to toolbar