Lefter Koka: Identifikimi biometrik në zgjedhje? Në zonat rurale sërish ‘të fortët’ do marrin kartat e të njohurve

AKTUALITET


Deputeti Lefter Koka deklaroi se pavarësisht tentativave për të vendosur në Kodin Zgjedhor identifikimin biometrik, kjo nuk do të përjashtonte faktin se në zonat rurale sërish ‘të fortët’ do arrijnë të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve. 

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Koka pohoi se këta persona me ndikim në zonat rurale do sigurojnë të marrin kartat e identitet të personave që njohin. Po ashtu ai tha se komisionerët ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve. 

“Se kuptoj dot një forcë politike 8 vjet në opozitë e njëra 8 vjet në qeverisje, ndihen njëra e sigurt, tjetra e frikësuar. Në Shqipëri përafrimi i nisjes së fushatës dhe regjistrimi në KQZ është momenti kur aleatët bëjnë negociata për të ndarë se si do qeverisin. Nëse njëri nuk gjen ambiciet e tij në këtë koalicion, ai zgjedh një tjetër për marrëveshje. Nëse PS është në pushtet, e ka të lehtë të bëjë koalicione. Forcat e mëdha të mund të rriten si forca politike, ku listat e hapura maksimizojnë votat. Ai ‘i forti i një zone rurale do ta marr prapë kartën e identitetit të gjyshes. Ai komisioneri që do jetë aty, do takohet me të në një bar të fshatit. S’mund të shohim gjithçka më dyshim. Ne kemi parë dhe kemi qenë prezent në zona rurale, komisionerët diktojnë rezultatin. Ata imponojnë një votues, duke i njohur origjinën, fisin, kjo ndodh. Në 2017-ën ne pamë që kishte ndikim nga personazhe të botës së krimit. Diku merrej në telefon dhe kërkohej që një familje që do ishte kundër votës së tyre, mos të shkonte në votime. E kanë bërë të gjitha palët këtë. Nëse do të kuptosh se kush më talente, ndoshta është ajo botë. Nuk besoj se asnjë nga njerëzit e përfshirë në politikë e kërkon që të ketë këtë angari.”, pohoi ai. 

Mes të tjerash Koka u ndal dhe tek vendimi i tij për të firmosur nismën e tre grupeve parlamentare të opozitës parlamentare për heqje të koalicioneve dhe listave të hapura.

“Deklaratën që bëra publike, doja ta formalizoja. Ata kërkojnë që t’i bashkojnë kërkesat e partive të tyre politike (opozita parlamentare). Nëse nuk kemi vullnetin e mirë që të themi se; në këto zgjedhje do kemi këtë gjë; depolitizimin.”, pohoi Koka. 

Po ashtu ai shtoi se; “Unë në asnjë mënyrë s’po e bëj, e thash dhe më parë, nuk po mendoj se largimi i koalicioneve domosdoshmërish favorizon njërën forcë. Nëse flitet me shifra absolute, mendohet se favorizohet PS. LSI hyri e vetme në zgjedhjet e 2017-ës, mori 18 deputetë. LSI ishte e vendosur dhe u regjistrua e para në KQZ, që do të hynte e vetme në ato zgjedhje. fakti që janë 140 deputetë, nuk duhet të behët kjo gjë. Të bëhet më mirë 139 deputetë, që të jetë tek si numër, mos të ketë barazime.”.



Skip to toolbar