Beteja online/ Minxhozi: Diferenca shumë e madhe! Gjikondi: Berisha me 2 mijë ndjekës, kjo i thotë të gjitha

Më të fundit


Partia Socialiste dhe Partia Demokratike këtë të premte kanë mbyllur fushatën elektorale.

Mitingu i partive, u mbyll pothuasje në të njëjtën orë. Por vëmendja është përqendruar edhe te gara online, gjë e cila u komentua edhe në “Real Story Special”, në ABC News.

Ajo çfarë u vu re ishte fakti se Kryeministri Edi Rama kishte më shumë se 32 mijë ndjekës, ndërsa kreu i Partisë Demokratike gati 2 mijë ndjekës, një diferencë kjo shumë e madhe. Në studion e “ABC News”, analisti Skënder Minxhozi tha se diferenca mes tyre është shumë e madhe, duke tejkaluar edhe shifrat që kanë dhënë sondazhet.

“Kjo audiencë sot tejkalon edhe shifrat që sondazhet kanë dhënë. Edhe pse është një audiencë jo profesionale, por duhet thënë se është shumë e madhe”, tha ai.

“Të kesh32 mijë Rama dhe Berisha as 2 mijë ndjekës, kjo i thotë të gjitha”, ishte ky komenti i juristes Brizida Gjokondi.

Ndërsa analisti Frrok Çupi tha se këto shifra janë një tregues shumë i rëndësishëm, duke u vlerësuar si ndër më të ndjeshmit.

“Tregues nga më të ndjeshmit, më i rëndësishmi. Është një shikim, ku atje shikon për të kërkuar dhe për të vlerësuar”, tha ai.



Skip to toolbar