Legjenda e NBA vdes bashkë me të bijën në helikopter

SPORT


Lojtari legjendar i NBA, 41-vjeçari Kobe Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter në Kaliforni, thuhet në një raport të dielën. Sipas mediave amerikane, në bordin e helikopterit, Kobe Bryant ka qenë me vajzën e tij, Gianna Maria 13 vjeçe, që ka humbur jetën.

Sipas TMZ Sports, Bryant ishte me vajzën dhe dy persona të tjerë, që udhëtonin në helikopterin e tij privat mbi Calabasas kur shpërtheu një zjarr, duke lëshuar shtëllunga tymi në ajër. Nga informacionet e policisë nuk kishte të mbijetuar, dhe shkaku i përplasjes është nën hetim.


Sipas raportimeve, gruaja e Bryant, Vanessa nuk ishte në mesin e atyre që gjendeshin në helikopter. Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers, duke fituar pesë kampionate dhe duke bërë 18 ndeshje “All-Star” para se të tërhiqej pas sezonit 2016.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e cilëson të tmerrshëm lajmin për vdekjen e Kobe Bryant. “Raportimet janë se basketbollisti i madh Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur pas përplasjes së helikopterit në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm”.




Skip to toolbar