Lëkundjet e tërmetit, sizmologu: Ngjarje e zakonshme, aktiviteti sizmik do vijojë

AKTUALITET


Lëkundjet e tërmetit që tronditën sot vendin kanë sjellë panik tek qytetarët por sizmologët thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar se pason periudhën postërmetore të 26 nëntorit. 

Sizmiologu Rexhep Koçi tha në një lidhje live me News24 se nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe se tërmeti me magnitudë 4.9 si i sotmi hyn në ngjarjet sizmike të moderuara.

“Në orën 21:15 është regj një ngjarje me magnitudë 4.9 rihter, në perëndim të Fushë Krujës, në afërsi të fshatit Bubq. Është një ngjarje që bën pjesë në atë periudhën post tërmet në raport me ngjarjen e datës 26 nëntor.

Kjo ngjarje vjen pak ditë pas periudhës 2 mujore nga 26 nëntori. Periudhat pas tërmetore kanë intervale kohore të qeta por ka edhe intervale kur aktiviteti sizmik fillon dhe shfaqet e jep dhe jep ndjeshmëri të lartë. Kjo periudhë do ketë përsëritje të aktivitetit sizmik. Energjia kryesore ishte në datën 26 nëntor por ajo pjesë e energjisë së ngelur ka pasur dhe efektet më pas. Edhe kjo ngjarje 4.9 nuk futet në ngjarjet sizmike të forta por të moderuara. Nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme gjenerimi i një tërmeti me magnitudë 4.9 dy muaj pas nga ngjarja kryesore”, deklaroi Koçi.



Skip to toolbar