Gjekmarkaj: Për disa vjet, lufta mes Hoxhës e Kadaresë ishte si macja me miun

Më të fundit


Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” duke folur për figurën e Ismail Kadaresë në 84 vjetorin e lindjes, deklaroi se për disa vjet, lufta mes tij dhe Enver Hoxhës ka qenë si ajo mes maces e miut.

Gjekmarkaj shprehet se duket se biologjia mendoi që Enver Hoxha të largohej nga kjo botë, ndërsa Kadareja ishte ai që triumfoi.


“Për disa vite, lufta mes Kadaresë dhe Enver Hoxhës ka qenë e ashpër. Në diktaturë, vetëm Kadare u ngrit më lart se të tjerët. Nuk i interesonte ndoshta diktaturës kjo gjë. Është e turpshme që sot Kadaresë i thonë se pse nuk u dënove? Mendoj se Enver Hoxha ka qenë në dilemë për Kadarenë që ta dënoj apo ta mbaj. Nuk e dënoi kurrë, sepse biologjia bëri punën e vet. Pra ishte një periudhë kur lufta mes Kadaresë e Hoxhës ishte si ajo mes maces dhe miut”, u shpreh Gjekmarkaj.




Skip to toolbar