Letërnjoftimi, edhe digjital/ Drafti në parlament, synohen lehtësi për shërbimet e qytetarëve

AKTUALITET


Në bankë, te noteri, për tu regjistruar në universitet, për të marrë një shërbim shëndetësore  apo kudo ku nevojitet  karta  e identitetit së shpejti  nuk do tju duhet ta paraqisni fizikisht.

Shërbime publike apo private  mund ti merrni edhe përmes letërnjoftimit digjital. Qeveria ka dërguar në Kuvend draftin ku parashikohen ndryshimet ligjore.

“Miratimi i këtij projektligji do të përmbushë objektivat e qeverisë në drejtim të identitetit digjital, duke standardizuar identifikimin e qytetarëve në nivel evropian dhe duke implementuar një identitet digjital të përbashkët, i cili mund të lehtësojë komunikimin e bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset
evropiane.”

Nisma ka kosto rreth  5 miliardë lekë dhe parashikohet në  realizohet në tre faza.   Vitin e parë do të ndërtohet  infrastruktura  për projektin.  Të dytin  rreth  360 mijë shqiptarë synohet të pajisen me letërnjoftim digjital dhe  vitin e tretë parashikohet që  dokumentin ta kenë  gjysma e qytetarëve.

Lehtësi në marrjen e shërbimeve, mbrojtja e të dhënave personale dhe  lufta ndaj krimit të organizuar janë synimet e këtij projektligji sipas relacionit që e shoqëron.

“Një identitet digjital i përbashkët mund të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet, duke rritur sigurinë e besueshmërinë e transaksioneve on-line. Kjo  do të kontribuojë në modernizimin e administratës publike dhe do të lehtësojë  aksesin e qytetarëve në shërbime digjitale. Kjo ndërhyrje do të kontribuojë në  zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit, duke përmirësuar  cilësinë e jetës për qytetarët e duke rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë në  arenën ndërkombëtare.” 

Në çdo rast qytetarët mund të zgjedhin për t’u pajisur me një nga format e letërnjoftimit  ose mund të pajisen njëkohësisht me letërnjoftimin elektronik dhe digjital.

Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i kompanisë  pajisjes me karta dhe pasaporta   IdentiTek  ose  nga shoqëri të tjera  të cilat kanë kapacitete teknike e financiare.
Identiteti digjital u prezantua nga Komisioni Europian në qershor të vitit 2021.



Skip to toolbar