Librazhdi, me komisariat të ri, Lleshaj: Përmirësim të shërbimit të policisë

AKTUALITET


Ministria e Brendshme përuroi ambientet e reja të policisë në qytetin e Librazhdit, një financim i përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe ambasadës suedeze. Zëvendës Ambasadorja Suedeze Birgitta Jansson deklaroi se restaurimi i këtyre ambienteve i jep sigurinë qytetarëve, të cilët jo vetëm të ndihen të mbrojtur nga keqbërësit, por edhe të respektuar nga policia dhe qeverisja vendore.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj se ndryshimi do të vijojë jo vetëm përmes përmirësimit të godinave, por edhe cilësisë së shërbimit të policisë së shtetit. Ai deklaroi se edhe me rritjen e popullsisë në qendrat urbane vijon e njëjta strukturë shërbimesh.


Ndërsa kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra deklaroi se ky është një investim pozitiv për qytetin e Librazhdit, i cili ndonëse nuk është i listuar si qytet me problematika kriminale ka nevojë të ofrojë shërbimin e duhur për qytetarët.




Skip to toolbar