Lider te Malaga, Keidi Bare mesazh tifozëve për ndeshjen e rëndësishme (video)

SPORT


Malaga është shumë pranë zonës së play-off në La Liga 2 në Spanjë, e cila i jep mundësinë të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa kanë mbetur dhe katër ndeshje nga sezonin i rregullut për tu luajtur.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka dhënë kontributin e këtij këtë sezon, duke rrëmbyer dhe zemrat e tifozëve të Malagas. Ai ka bërë mirë në çdo ndeshje dhe është rritur hap pas hapi, duke i dhënë siguri mesfushës së ekipit të tij.

Të hënën Malaga do të përballet me Ovideon, rival direkt i Malagas për arritjen e zonës së Play-off për ngjitjen në La Liga. Klubi i Bares ka zgjedhur të përdor një video mesazh për të thirrur tifozët në stadium, teksa ai që ua bën këtë thirrje është futbollisti kuqezi.

“Këtë të hënë do të luftojmë për çdo top, këtë të hënë do të luftojmë për të fituar. Do të luftojmë për të qenë në Primera”, shprehet Bare në video mesazhin drejtuar tifozëve të Malagas.



Skip to toolbar