Gafa e pafalshme, Keidi Bare ndëshkohet me të kuq në Spanjë (video)

Mes lotësh dhe trishtimi, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës mbrëmjen e së hënës në La Liga 2, në sfidën mes Malagas dhe Ovideos.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, bëri një faull aburd kur ishte duke u luajtur minuta e 30-të e ndeshjes.

Bare ngriti këmbën drejt fytyrës së kundërshtarit për të ndalur një top, por arbitri nuk e fali këtë veprim duke e ndëshkuar shqiptarin mr karton të kuq.

Kështu Keidi Bare la fushën e lojës duke derdhur lotë për gabimin që kreu, pasi ishte i panevojshën sepse ishte jashtë zone dhe për më tepër skuadra e tij ishte në avantazh.

Ky është kartoni i dytë sezonal për Baren, teksa një vit më parë kur ishte pjesë e Atletiko Madrid, ai u ndëshkua pas një debati me arbitrin, gjë që i kushtoi tetë ndeshje pezullim dhe largim nga ekipi i dytë i Atletikos.

Manaj rikthehet titullar dhe gjen golin e radhës me Albaceten (video)

Më shumë se katër muaj pa shënuar dhe pas shumë problemesh me dëmtimin, Rey Manaj është rikthyer te goli në La Liga 2 në Spanjë. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka shënuar në takimin që Albacete luajti në transfertë ndaj Rayo Majadahonda.

Manaj shënoi golin e parë të ekipit të tij, në fitoren 2-3 të Albacetes. Manaj nuk shënonte një gol në kampionat prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Prej asaj kohe Manaj nuk ka pasur shumë fat, pasi ka vujatur disa dëmtime, të cilat nuk e kanë lënë të shfaqë formën e tij më të mirë. Me golin e shënuar dje, Manaj koleksion golin e gjashtë personal me Albaceten këtë sezon.

Lider te Malaga, Keidi Bare mesazh tifozëve për ndeshjen e rëndësishme (video)

Malaga është shumë pranë zonës së play-off në La Liga 2 në Spanjë, e cila i jep mundësinë të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa kanë mbetur dhe katër ndeshje nga sezonin i rregullut për tu luajtur.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka dhënë kontributin e këtij këtë sezon, duke rrëmbyer dhe zemrat e tifozëve të Malagas. Ai ka bërë mirë në çdo ndeshje dhe është rritur hap pas hapi, duke i dhënë siguri mesfushës së ekipit të tij.

Të hënën Malaga do të përballet me Ovideon, rival direkt i Malagas për arritjen e zonës së Play-off për ngjitjen në La Liga. Klubi i Bares ka zgjedhur të përdor një video mesazh për të thirrur tifozët në stadium, teksa ai që ua bën këtë thirrje është futbollisti kuqezi.

“Këtë të hënë do të luftojmë për çdo top, këtë të hënë do të luftojmë për të fituar. Do të luftojmë për të qenë në Primera”, shprehet Bare në video mesazhin drejtuar tifozëve të Malagas.

Skip to toolbar