Nënkryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Sami Nezaj, i ftuar në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, u shpreh se ligji i paketës anti-shpifje duhet rrëzuar. Ai tha se është kundër këtij ligji pasi cënohet parimi i vetrregullimit të mediave. Ndërkohë, sipas Sami Nezajt, ndonëse qeveria është shprehur se i referohet direktivave të BE dhe një ligji në Kroaci, sipas tij, kjo nuk qëndron.
“Këshilli i AMA-s në mazhorancës është shprehur kundër këtij projektligji. Ka disa arsye, por kryesorja është parimin e vetrregullimit. Është një cënim i madh i lirisë së mendimit. E dyta, në argumentet mbrojtëse të këtij projektligji, paraqiten argumente që lidheshin me tërheqjen e përvojave nga vendet e BE, duke iu referuar një ligji në Kroaci dhe një direktive të Bashkimit Europian. kjo direktivë ka pasur shumë ndyrshime. Ndërsa në Kroaci nuk e dimë që ekziston një ligj i tillë. “Fake Neës” nuk është vetëm problem shqiptar. Nuk është problemi te ndëshkimi. Ndëshkimet janë dhe te mediat audio-vizive”, tha Nezaj.
Ndërkohë, analisti Alfred Lela, që ka gjithashtu portalin “Politiko.al”, tha se “ligji është drakonian”. Ai u shpreh se kundër këtij ligji janë shprehur “on-block” të gjithë gazetarët dhe mediat, përfshirë dhe organizata ndërkombëtare. “Thelbi i këtij projektligji nuk është etika. Unë kam përshtypjen që ky projektligj do të bëhet ligj. Komuntieti ndërkombëtar, të gjitha shoqatat dhe organizmat e shoqërisë civile janë të gjitha bashkë kundër projektligjit. Projektligji është “Drakonian”. Së pari shndërron AMA-n. Mua më ka habitur fjala “përmbarim”, tha Lela.
Ndërkohë, kryeredaktori i portalit “Javanews.al”, Ardit Rada u shpreh se duhet një ligj për parandalimin dhe ndëshkimin e gabimeve të gazetarëve. Duke iu referuar lajmeve “fake neës” për tërmetin, Rada tha se nesër çdokush mund të shkruajë lajme të rreme, që mund të ndikojnë te qytetarët. “Ne jemi gazetarë dhe nuk kemi lajme në portalet tona që të na bëjnë merak për këtë ligj. Por, nëse nuk do të ketë një ligj për të ndëshkuar gabimet njerëzore të gazetarëve, unë mund të bëjë një lajm që në liqenin e Bovillës janë hedhur 20 litra helm”, tha Rada./Realstory.al/