“Ligji i dekriminalizimit, vullnet i PS”/ Klosi: Drejtësia e re, falë mbështetjes tonë

Më të fundit


Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Blendi Klosi u shpreh se ligji i dekriminalizimit është vullnet i PS. Ai shtoi se PS ka treguar se ka punuar me përkushtim dhe se besimi i qytetarëve tek drejtësia e re, ka treguar që kjo drejtësi godet.

Ndërsa shtoi se gjithashtu kjo është një tjetër arritje, garant e cila ishte Partia Socialiste, vetëm që drejtësia të jetë e pavarur.

“Ky sistem, unë them që është shumë i mirë. Ligji i dekriminalizimit është vullnet i PS, votë e pastër e Edi Ramës. Drejtësia e re është votë e PS, garant ishte PS. Njerëzit na votuan. Vullneti i Edi Ramës ka bërë që të kemi vetëkontroll”, tha ai. Nga ana e saj Gjikondi u ndal te Kodi Elektoral, duke nënvizuar se asnjëherë nuk mund të thuhet që nuk do të ketë ndryshime.

“Nuk besoj se duhet të vë bast që nuk do ketë ndryshime, sepse atë e vendos Edi Rama. Sa për Shqipërinë të hapet në një listë të vetme, mendoj që ja vlen. Modele ka, nuk mund të thuash që nuk do e bëjmë dot këtë”, tha ajo.



Skip to toolbar