Gjykata e Tiranës ka liruar Florenc Hoxhës 4 muaj pas arrestimit, ish-polic dhe ish-kreu i policisë bashkiake në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha, i cili u arrestua në protestën e 16 shkurtit, por që nuk mund të shkojë në protestën e opozitës, pasi ndryshe do të arrestohet sërish.
Gjykata nuk ka dhënë ndonjë masë shtrënguese që ai të mos marrë pjesë në protestë, por ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, që sipas Kodit Penal, nëse ai do të dalë nga shtëpia pa lejen e prokurorisë, rikthehet sërish në burg. Pra, nëse ai do të dalë pa leje për protestën e opozitës, ai do të arrestohet sërish nga policia.
Floren Hoxha, i cili është arrestuar edhe më herët për veprime të dhunshme u arrestua menjëherë pas protestës së 16 shkurtit për shkatërrimin e instalacionit të Kërpudhës në sheshin e Kryeministrisë. Për këtë, Hoxha nuk shprehu pendesë në gjykatë dhe gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij.