Lirohet Nehat Kulla, i vetëquajturi “Gjeneral”, bënte ligjin në Tiranë

AKTUALITET


Ka përfunduar dënim dhe është liruar nga burgu Nehat Kulla, i vetëquajturi “Gjenerali”, i cili ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen me paramendim të  Halim Gjuzit, ish-shoferi i ish-zëvendësministrit të Arsimit, Halit Shamata.

Nehat Kulla, një nga të fortë e Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Në vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme, ndërsa vetë Nehat Kulla është futur disa herë në burg për arsye të ndryshme.

Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.



Skip to toolbar