Liroi nga burgu Lul Berishën, KPK i pret biletën gjyqtarit

AKTUALITET


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar të premten nga detyra gjyqtarin Arben Vrioni i cili njihet si një nga tre anëtarët e trupit gjykues që lanë të lirë kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Sipas KPK gjyqtari Vrioni kishte probleme me pasurinë por edhe me pastërtinë e figurës. Kujtojmë  se gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, vendim i cili prodhoi polemika dhe reagime të forta, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.

KPK gjithashtu shkarkoi nga detyra edhe prokurorin e Lezhës, Simon Pashuku, i cili rezultoi me probleme në deklarimin e pasurisë. ILDKPKI gjeti ndër të tjera se Pashuku kishte bërë deklarim të rremë dhe po ashtu fshehje pasurie. Relatorja Pine vuri në dukje se gjetjet e ILDKPKI u konfirmuan edhe nga hetimi i Komisionit. Nga relatimi u la të kuptohej se problemet kryesore të Pashukut vinin prej 40 mijë eurove të pretenduar si dhurata nga të afërmit, por nuk paraqitu dokumentacion për të vërtetuar këto deklarata, si dhe deklarimi i pasaktë i pronës së lëshuar me qira.



Skip to toolbar