Vettingu “fundos” një prokuror, konfirmon një tjetër

AKTUALITET


Fshesa e vettingut ka hequr nga drejtësia e re një prokuror në Lezhë, për shkak të mos justifikimit të pasurisë, ndërsa ka konfirmuar në detyrë një prokuror të Apelit në Vlorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Lezhës, Simon Pashuku. KPK vuri në dukje disa probleme të pasurisë gjatë seancës dëgjimore, që ‘fundosën’ prokurorin e Lezhës.


Megjithatë filtrat e fortë të vettingut i ka kaluar me sukses prokurori i Apelit në Vlorë, Kleanth Zekën. Ai e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë. Në qershor 2014 ai është promovuar në detyrë si prokuror i Apelit të Vlorës, detyrë të cilën e ushtron ende dhe u konfirmua edhe nga KPK.




Skip to toolbar