Liverpool, kampioni i ri i botës, hakmerret ndaj Flamengos

SPORT


Liverpool është kampioni i ri i botës për klube. Liverpool ka pritur plot 100 minuta që të kalojë në avantazh përballë Flamengos, në finalen e botërorit të klubeve, ndërkohë që ka qenë një brazilian, Roberto Firmino, ai që shënoi golin që zhbllokoi këtë sfidë shumë të tensionuar dhe të luftuar.

Henderson jep një pasim perfekt për Mane, i cili me telepati, gjen partnerin e tij në sulm. Firmino mund të godasë me të parën, por me klasin e tij, rrëzon në tokë mbrojtësin dhe portierin kundërshtar, për të shënuar më pas me portën e boshatisur. I shkëlqyer! Për herë të parë që nga janari i kaluar, Firmino ka realizuar gol në dy ndeshje të njëpasnjëshme për skuadrën e tij në të gjitha kompeticionet, duke shënuar në të dy ndeshjet e luajtura në Botërorin për Klube.


Me këtë fitore, Liverpool edhe është hakmarrë ndaj Flamengo-s pas humbjes 3-0 të pësuar në ish-Kupën Interkontinentale dhe ka fituar për herë të parë në historinë e klubit Botërorin për Klube.

Një kompeticion ky që ka ishte i mallkuar për klubin anglez, që ka humbur tri finalet e luajtura në të kaluarën, ndërsa dy herë të tjera nuk ka marrë pjesë. Një fitore që ka qenë e vuajtur për skuadrën e Klopp, që ka ardhur pas 120 minutash lojë.




Skip to toolbar