Konferenca e paralajmëruar e kreut të PD, kur pritej që Sali Berisha të përgjigjej për kontratën prej 6 milionë eurosh për lobimin, është anuluar.
Anulimi i konferencës vjen një ditë pasi SPAK nisi hetimet për kontratën e Partisë Demokratike me një kompani lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
ABC Neës publikoi kontratën ditën e shtunë, ajo mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka me garantor shqiptaro-amerikanin Nuredin Seci, në të cilën njoftohej se PD do t’i paguajë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite. PD ka parapaguar deri tani 750 mijë dollarë, ndërsa pjesën tjetër do ta paguajë me 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë dy vjeçare. Edhe pse, në detaje, është kujdesur ta fshehë qëllimin personal, me ato për krijimin e marrëdhënieve me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan, mbështetja për reforma për demokracinë e kundër korrupsionit apo përvojë nga SHBA për të realizuar objektivat e PD.
Për anulimin e konferencës për këtë të hënë të Sali Berishës, PD e justifikoi me axhendën e ngjeshur të doktorit në këtë fillim jave, edhe pse kohën për të zhvilluar një takim elektoral në një fasoneri e gjeti.