Lobimi rus, Balla: Basha i vetmi politikan që nuk paraqitet në prokurori asnjëherë

Më të fundit


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se përmes firmës së Lulzim Bashës 1 milion dollarë kanë hyrë në SHBA.

Sipas Ballës, fakti që ka një hetim për këtë çështje tregon se Basha është më së pakti i përdorur dhe më së shumti pjesë e një skeme financimesh dhe transfertash të paligjshme.

“Ajo që ka ndodhur sot me mosprezantimin përpara Prokurorisë për të disatën herë, është i vetmi politikan në Shqipëri që sa herë thërritet nga Prokuroria nuk paraqitet”, tha Balla.

Duke folur për historinë e dosjes së përgjimeve, Balla tha se në asnjë vend të botës përgjimet nuk janë vendime fajësie apo pafajësie.

“Të gjitha përgjimet në çdo rast duhet të përdoren në mënyrë të paanshme nga Prokuroria dhe kjo e fundit vendos nëse ka prova për të akuzuar dikë dhe janë gjykatat ato që vendosin nëse dikush është i fajshëm apo pafajshëm. Është shqetësuese dhe se hetimet për dosjen e telenovelës së përgjimeve  janë vonuar dhe si është e mundur që fragmente, copa, prerje mbivrmdosje dalin nëpër media. Kjo është qartësisht lojë e pastër politike dhe që Prokuroria jo vetëm që dujrt ti shkojë deri më fund hetimeve, por duhet të  hetojë se kush i ka përdorur ato përgjime për shantazh”, u shpreh Balla.

Në përfundim të fjalës së tij Balla i kujtoi Lulzim Bashës se për fat të keq të tij, ai është subjekt i paketës ligjore të luftës kundër pastrimit të parave.



Skip to toolbar