Lojëra fati të paligjshme, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Një 32-vjeçar në Tiranë ka rënë në pranga për veprimtari të jashtëligjshme të lojërave të fatit. I riu akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në rrugën “Him Kolli”, në administrim nga 32-vjeçari, u gjetën dhe sekuestruan 2 kompjuterë dhe 2 aparate celulare që shërbejnë për ushtrimin e lotarive të palejuara.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/



Skip to toolbar