Lotaria Amerikane, aplikimet nisin më 2 tetor

AKTUALITET


Aplikimet për Lotarinë Amerikane do të nisin në datën 2 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ambasada Amerikane në Tiranë. Megjithëse ishte thënë se Lotaria do të mbyllej si një propozim i presidentit amerikan Trump për të mos pranuar më emigrantë, duket se edhe këtë vit shqiptarët do të kenë një mundësi për të prekur ëndrrën amerikane.

Ambasada Amerikane ka publikuar në rrjetet sociale njoftimin ku bën me dije se regjistrimet do të nisin nga 2 tetori, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00.


Ndër të tjera Ambasada jep këshilla për të gjithë ata që duan të aplikojnë në këtë program emigracioni duke thënë se pikë së pari duhet të vizitojnë faqen në internet për të lexuar të gjitha udhëzimet.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip!

Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).

Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas”, njofton ambasada.

Përgjigjet për lotarinë do të dalin më 5 maji 2020.

🇦🇱️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 26. September 2019



Skip to toolbar