LSI sulmon me fjalor rruge ambasadorin Borschardt

AKTUALITET


Pas ish ministrit Ylli Manjani, edhe Petrit Vasili ka reaguar ashpër kundër ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt. Nënkryetari i LSI-së, Vasili ka postuar një video në facebook ku shfaqet ambasadori i OSBE, Borschardt teksa kalon në trotuarin ku po zhvillohej protesta e banorëve të Unazës së Re përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ndërsa protestuesit i thonë ambasadorit “Shame on you”, (turp të vijë), ambasadori duket sikur i tregon gishtin e mesit.  Ky gjest i tij është komentuar ashpër nga nënkryetari i LSI-së, i cili kërkon largimin nga Shqipëria të ambasadorit të OSBE.

“Jashtë nga Shqipëria Borchardt!! Ky halabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve.

Ky që qepi gojën për votimet puniste të 30 qershorit.

Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE -ODIHR për 30 qershorin.

Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën që mbuloi Shqipërinë.

Ky që në 2008 i bëri duart flakë kur duatrokiste shkatërrimin e kushtetutës dhe zgjedhjeve.

Ky nuk është OSBE, ky nuk Europa ky është thjesht një individ i akaparuar.

Presim tani që Edi Rama t’ja marrë përqafe gishtin që ngriti Borschard dhe t’i kërkojë atij ndjesë ,hë jepi Edi ç’pret?”, shkruan Vasili.



Skip to toolbar