Lufta kundër terrorizmit, DASH vlerëson Shqipërinë: Ka strategji! Përparim kundër pastrimit të parave

AKTUALITET


Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson përpjekjet ndërkombëtare të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.  Në raportin e publikuar këtë të enjte për anti terrorizmin, DASH evidenton se Shqipëria ka miratuar strategji kombëtare anti terrorizëm ndërsa si kërcënim për vendin evidenton përpjekjet e organizatave të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë në dhunë.

‘Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit Shqiptar  punoi ngushtë me agjencitë amerikane për të harmonizuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për kundër terrorizmin me ekspertizën dhe burimet e SHBA-së, duke siguruar që qeveria shqiptare të zhvillojë aftësi të përqendruara.’- thuhet në raport.

Zyrtarja e DASH viziton afganët e strehuar në Shëngjin: Mirënjohje të pamasë për shqiptarët dhe mikpritjen e tyre

Duke përmendur raste të dënimit të ekstremistëve edhe nga SPAK, DASH thotë në raport se korrupsioni dhe mos koordinimi i mjaftueshëm ndërmjet agjencive qeveritare pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit.

DASH vlerëson gjithashtu edhe avancimin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave, që lidhet edhe me financimin e terrorizmit.

 ‘Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem i dobët gjyqësor vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit.’- nënvizon raporti.

Sakaq, sa i përket Kosovës, DASH kritikon dënimet e ulëta për akuzat lidhur me terrorizmin dhe lirimet e parakohshme për këto akuza. Raporti vlerëson se  “çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës vazhdon të kufizojë aftësinë e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin e saj në atë rajon.



Skip to toolbar