Lufta ndaj korrupsionit, Transparency International: Shqipëria po shënon përmirësim

AKTUALITET


Shqipëria përmirësohet ndjeshëm në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International.

Kështu, vendi renditet në vendin e 98 nga 180 vende të përfshira në raport për vitin 2023.

Një përmirësim i dukshëm krahasuar me një vit më parë, kur Shqipëria ishte në vendin e 101.

Për vitin 2023, Shqipëria ka marrë 37 nga 100 pikë të mundshme, rritje me një pikë nga një vit më parë ku Shqipëria numëronte 36 pikë.

“Shqipëria ka shënuar përmirësim në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë. Vendimi për themelimin e një ministrie përgjegjëse për antikorrupsionin vjen me pritshmërinë për mekanizma efektivë të integritetit”, shkruan Transparency International.



Skip to toolbar