“Lufta” pas humbjeve e Bashës/ Zheji: Këshillohet keq. Minxhozi: Betejën e vërtetë ka reformën zgjedhore

Më të fundit


Analisti Artur Zheji thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këshillohet keq, lidhur me disa situata politike, që kanë të bëjnë me mazhorancën, lidhur edhe me bashkimin e votave me PS për amnistinë penale.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se Basha nuk është çliruar dot nga stili berishist, sa i takon komunikimit publik.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi deklaroi se Basha, sipas tij, betejën e vërtetë ka reformën zgjedhore.

Artur Zheji: “Unë mendoj që zoti Basha këshillohet keq, nuk është çliruar dot nga stili berishist i vjedhjes së disa realiteteve dhe të komunikuarit publik me fasadën e perfeksionit. 25 prilli i 2021 nuk ka qenë nje humbje e Bashës, e Berishës, ka qenë humbje e marrëveshjes me PD dhe LSI.

Ai, pa një raport afër 100% me publikun, ai nuk çlirohet dot. Ore do votojnë, jo me Edi Ramën, por këto vota do nxjerrin këta demokratë nga burgu? Nuk e këshillon njeri.

Skënder Minxhozi: Janë pika acidi që shkojnë thellë. Personazhi Basha është i dëmtuar rëndë. E vërtetë që bashkëpunimi me Metën çaloi. Ishte një mister. Dhe vetë LSI mori 110 mijë vota dhe mori 4 deputetë. Lulzim Basha është një politikan që refuzon të shesë atë që prodhon. Mua më duket që e ka bindjen e thellë se mosmarrja pjesë të nderon sesa pjesëmarrja në këtë rrëmujë. Nuk kemi informacione, por intuita të çon atje. Sjellja e Bashës është heshtje stoike. Mua më duket që zoti Basha do ta japë shkarkesën elektrike në atë që e ka quajtur në betejën më delikate, që është konkludimi për tryezën e një reforme zgjedhore. Kjo është beteja e vërtetë që ai po luan pas perdeve. Kjo është beteja e vërtetë e Bashës.



Skip to toolbar