Kuvendin Kombëtar, që Lulzim Basha do e mbledh të shtunën me bujë, injorohet prej Gazment Barhdit, dikur krahu i tij i djathtë, në mbrojtjen e selisë blu.
Rrugët e dy ish-bashkëpunëtorëve janë prerë, kanë marrë drejtime të ndryshme, madje duket se po prodhojnë një bashkim me Berishën.
“PD nuk ka kryetar.”
Bazment Bardhi që edhe për pak do të mbaj postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, vazhdon të mos e njoh Bashën si kreun e PD-së, e për pasojë asnjë prej organeve, që drejtohen prej tij, sikundër është dhe Kuvendin Kombëtar, që e bledh të shtunën.
“Nesër nuk ka Kuvend Kombëtar, nuk e ndjek Bashën ne fb, të di se cfarë bën”
Kjo ndarje me Lulzim Bashën po e con Bardhin në një ribashkim me Sali Berishën. Të dy grupet, që kanë dhe numrin më të lartë të deputetëve demokratë, po negociojnë për të bashkuar forcat. Sali Berisha që ka dhe numrin më të lartë të deputetëve pas vetes, kërton që ti bashkojë ata me ata që ndjekin Gazment Bardhin, që edhe me firmën e Lulzim Bashës, kryeson grupin parlamentar demokrat.
“Grupi me unanimet te plote, pas disikutimit te secilit, ishte i mendimit qe te vazhdojne negociatat me grupin, me deputetet e tjetere, me gazment bardhin, me qellimin me te mire, arritjen e nej bashkimi, pasi kosntatohet se ky vullnet ezksion nag te fjithe palet. Ky eshte nje vebdim i drejte”
Por cfarë ndodh nëse Lulzim Basha do të kërkojë të bëj grupin e tij? Cfarë ndodh nëse deputetët që aktualisht janë me Bardhin, ikin sërish tek Lulzim Basha? Lulzim Basha ka vetëm 10 deputetët, përfshirë dhe mandidatin e tij por ama ka logon dhe vulën e PD-së.
“Jam kryetar i grupit parlamentar demokrat”
A do ia heq Basha-Bardhit dhe postin e kreut të grupit të deputetëve, a dp ya shkarkoje ai nga posti I sekretarit te pergjkithshem? Bardhi thotë prerazi se ai nuk ka logo tjetër vecse asaj të PD-së.
“Unë sa të jem deputetë, do të jem i grupit parlamentar demokrat”
Berisha thotë se ka mekanzima që ai dhe të tjerët, sërish të streohen tek PD-ja.
“Është process, ka mekanizma. Po punohet, kur ka vullnet, gjërat realizohen”
grupi i ri i deputetëve, të Bardhit dhe të Berishës, që do të kenë dominancë në numra në Parlament, mund të shkojë drejt krijimit të një partie të re? berisha per here te pare, nuk e mohon kete mundësi.
” Se si do te vijoje te trajtohet procesi, kjo shqyrtohet ne menyre te gjitheanshme. Ne do te mbrojne te drejtat tona”