Lutja e 30-vjeçares, shtrëngonte trupin e të bijës: Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e saj

AKTUALITET


“Mos më nxirrni, më lini të vdes këtu”, këto ishin fjalët e Diena Karanxha Meçe, 30-vjeçares, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, por vdiq pak orë më vonë. Ndërsa e bija 8 vjeçe, qëndronte e vdekur në krahët e saj.

30-vjeçarja pas lëkundjeve të forta të së hënës, qëndroi për më shumë se 12 orë e përqafuar me vajzën 8 vjeçe. Diena u nxor e gjallë nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Ajo u dërgua në spital, por pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha, ndërroi jetë duke mos u mbijetuar frakturave që kishte marrë në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët deklaruan se e reja kishte hemorragji të brendshme.


Nga rrënojat u nxor i pajetë edhe trupi i nënës së saj, Roza Meçe. I mbijetuari i vetëm është kryefamiljari, Ajet Meçe, i cili në momentin e lëkundjeve të forta nuk ndodhej në banesë.  




Skip to toolbar